Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mesazhet e Emanuela Dacit nga Siria: S’kam nevojë për ndihmën e asnjërit përveç Allahut

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 19:26 | Aktualitet
Mesazhet e Emanuela Dacit nga Siria: S’kam nevojë për

Përgjatë dy ditëve, pas kthimit të 5 shqiptarëve, është deklaruar se familjet e mbetura në kamp janë shpallur në kërkim nga autoritetet kurde dhe në momentin e parë që gjenden, atëherë do të transferohen për në kampin Roxh.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe pse Elona Shuli ka kërkuar ndihmë te ta.

“Teze, ushtarët erdhën dhe u thash që jam shqiptare. Nuk më morën. Morën çadra dhe disa motra edhe ikën. Çfarë faji kam unë?”

Elona Shuli

Në Al-Hawl vijojnë të jenë të fshehura 5 familje, prej së paku 18 anëtarësh, së bashku me Eva Dumanin. Pak ditë më parë, në kohën kur pritej dalja nga kampi, të 5 këto familje u larguan.

Pjesa më e madhe u larguan nga frika dhe tenda më e njohur ishte ajo e Emanuela Dacit. Çadra e saj nuk ka qenë asnjëherë afër me nënat dhe fëmijët shqiptarë.

https://a2news.com/2020/10/28/femijet-jetime-ne-siri-kush-nuk-u-mor-dot-nga-kampi-fati-i-merjem-hamzes/

A2 komunikoi me të, lidhur me këtë fakt, por Emanuela Daci këmbëngul që nuk e di se ku ndodhen shqiptarët e tjerë.

Komunikimi në “WhatsApp” mes gazetarit të A2, Julian Kasapi, dhe Emanuela Dacit

Julian Kasapi: Emanuela, po si nuk e di? Pse nuk ndihmon të paktën, të pyesësh? E kupton? Sara është jetime. S’ka askënd.

Emanuela Daci: Unë nuk jetoj në çadër, kam dalë jashtë çadrave. Jam në shtëpi.

Julian Kasapi: S’e kuptoj...

Emanuela Daci: Nuk di gjë për to.

Julian Kasapi: Për çfarë shtëpie po flet Emanuela? Unë isha vetë atje dhe e di se si është.

Emanuela Daci: Jam larguar prej çadrave, e kupton shumë mirë. Çadrën e shita dhe u largova. Falënderimi i takon Allahut. Kam dal që në mëngjes të asaj dite. Unë jam e lirë tani.

Por, e vërteta qëndron ndryshe, pasi të gjithë janë me të. 33-vjeçarja nuk do të largohet nga Siria.

Julian Kasapi: Të bëj një pyetje. Pse nuk do të kthehesh? Pse?

Emanuela Daci: S’kam nevojë për ndihmën e asnjërit përveç Allahut.

Julian Kasapi: Pse nuk do të kthehesh?

Emanuela Daci: Shumë njerëz janë jashtë shtetit. Pse nuk i pyesni, pse nuk kthehen ata.

Julian Kasapi: Po ke familjen tënde këtu, që të pret.

Emanuela Daci: Siria më pëlqen, veç kaq. E di, të gjithë kanë familje. Mendoni çfarë të doni, mua nuk më prish punë.

Sipas saj, feja është e vetmja shpresë, ndonëse ndodhet e burgosur në kampin Al Hawl.

https://a2news.com/2020/10/28/te-kthyerit-nga-siria-sa-vite-burg-rrezikojne-ne-shqiperi-nese-kane-luftuar-per-isis/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu