Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në fundjavë, fillon edicioni i ri futbollistik 2020/21, por jo Kategoria Superiore

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 10:59 | Futboll
Në fundjavë, fillon edicioni i ri futbollistik 2020/21, por jo

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë, sipas programit, ditën e premte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë