Papa Francesku: Kësaj zonje me emrin Covid duhet t’i bindemi

34947072 8888127 image a 1 1603885190018 600x338

Papa Francesku e përshkroi sot gjatë një meshe pandeminë e koronavirusit si një “zonjë të ashpër” së cilës duhet t’i bindemi, por ndërkohë ai dhe ndihmësit e tij më të ngushtë nuk mbanin maskë gjatë audiencës.

Në fillim të takimit, Papa iu kërkoi falje të pranishmëve që nuk do të zbriste nga skena e mermertë.

“Unë do të qëndroj këtu lart. Do të kisha dëshirë të vija e të përshëndetesha me të gjithë ju, por duhet të mbajmë distancën. Nëse do të zbrisja do të formoheshin grupe dhe kjo është kundër masave të rekomanduara përballë kësaj zonje me emrin Covid që po na shkakton shumë dhimbje”, tha Ati i Shenjtë.

Që nga nisja e pandemisë, 13 roje zvicerane dhe një anëtar i stafit të Vatikanit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.