
Paris Saint Germain ka marrë fitoren e parë në Champions League pas disfatës në ndeshjen e parë përballë Manchester United.
Francezët kanë arritur të dalin me 3 pikë nga ndeshja delikate në Stamboll ndaj Instabul Basaksehir duke fituar me rezultatin 0-2.
Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit nga asistet e Mbappe dhe realizimet e Keane.
Në ndeshjen e dytë Chelsea arriti të mposhtë me rezultatin e thellë 0-4 rusët Krasnodar në fushën e tyre.
Blutë e Londrës vinin në këtë ndeshje pas barazimit pa gola ndaj Sevilla dhe tashmë kanë grumbulluar 4 pikë në grupin E.