Pas pesë vitesh lidhje, Gwen Stefani fejohet me këngëtarin e njohur

1 147 600x338

Këngëtarja e famshme, Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar zyrtarisht, pas pesë vitesh së bashku.

Lajmi u njoftua fillimisht nga 51-vjeçarja, në rrjete sociale, ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Më pas Shelton shkroi në profilin e tij:

“Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020, dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!”

Çifti u njoh në programin “The Voice” në vitin 2015, ku dy trajnerët nisën një miqësi e cila përfundoi në një lidhje romantike.

Ata e kaluan karantinën në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në Los Angelos në shtëpinë e tyre të re, që ka kushtuar 13 milionë dollarë.