Po punonin në minierë, inxhinieri dhe dy punëtorë humbin jetën

2222 600x338

Një inxhinier miniere së bashku me dy punëtorë, të minierës “Balgjaj” në Selishtë të Dibrës, të cilët mbetën të izoluar në galeri, janë gjetur të pajetë në orën 03:00 të ditës së sotme.

Policia bën me dije se kanë humbur jetën shtetasit, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi; F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç,  banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetë  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.