Projektet në infrastrukturë, qeveria pezullon katër tenderë disa ditë pas hapjes

Publikuar më: 28/10/2020, ora 19:07
1 145 1024x576

Projektet në infrastrukturë, qeveria pezullon katër tenderë disa ditë pas hapjes

Publikuar më: 28/10/2020, ora 19:07

Milot-Fier nuk është projekti i vetëm i qeverisë që po has vështirësi për t’u materializuar. Në fund të vitit të kaluar, qeveria shpalli garën për projektin e Aeroportit të Vlorës, që u detyrua të pezullohej për shkak të pandemisë.

Por së fundmi, qeveria ka shtyrë edhe tenderat për një sërë investimesh publike në infrastrukturë, të shpallura vetëm disa ditë më parë. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi më 15 Tetor garën për ndërtimin e mbikalimit të Tegut, me vlerë 1.4 miliardë lekë. Po në këtë datë, ARRSH çeli dy tendera për mbikëqyrjen e punimeve të këtij mbikalimi, si dhe të punimeve për lotin të dytë të Rrugës Korçë-Ersekë me vlerë përkatësisht 11.6 dhe 18.9 milionë lekë. Ndërsa katër ditë më pas, hapi garën edhe për aksin që lidh Rrugën e Kombit me Aeroportin e Kukësit, me vlerë rreth 600 milionë lekë.

Të gjithë këto tendera janë pezulluar tashmë nga ARRSH. Arsyeja, edhe pse nuk shpjegohet në regjistrin e Agjencisë së Prokurimit Publik, besohet të lidhet me ecurinë e dobët të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe vështirësive financiare të krijuara për shkak të situatës së pandemisë.