Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritja e rasteve me koronavirus, Franca kthen izolimin

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 20:31 | Bota
Rritja e rasteve me koronavirus, Franca kthen izolimin

Shifrat e pakontrollueshme tashmë të rasteve të reja me koronavirus kanë detyruar autoritetet në Francë t’iu rikthehen masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Mbrëmjen e së martës presidenti Emmanuele Macron deklaroi një izolim të dytë kombëtar, i cili parashikon mes të tjerash dhe ndalimin e udhëtimit të qytetarëve midis rajoneve.

Ashtu si në pranverë, lideri francez bëri me dije se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e premtja dhe se njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye madhore dhe shëndetësore.

Bizneset jo të domosdoshme, si restorantet dhe baret do të mbyllen.

Viktimat nga koronavirusi në Francë arritën në 500 në ditën e fundit dhe për këtë arsye autoritetet janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë