Shkelet armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, vriten dhjetëra civilë

115102755 tv064064536 600x338

Azerbajxhani riktheu akuzat ndaj ushtrisë së Armenisë se shkeli armëpushimin e vendosur dhe bombardoi gjatë së martës një qytet kufitar në territorin e Nagorno-Karabakh duke vrarë mbi 20 civilë.

Bilanci i viktimave mund të jetë dhe më i madh në qytetin kufitar të Bardas, pasi të plagosurit nga sulmet me raketa janë të shumtë në numër.

Armenia mohoi të ketë kryer ndonjë sulm dhe iu kundërpërgjigj autoriteteve azere me të njëjtën monedhë duke thënë se janë ato që lëshuan predha pranë një materniteti.

Luftimet në rajonin e Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë shpërthyen për herë të parë më 27 shtator dhe që prej asaj kohe qindra ushtarë nga të dyja palët kanë humbur jetën.

Shumë shtete kanë ndërhyrë për të vendosur një armëpushim, mes tyre SHBA dhe Rusia, dhe ai është shkelur menjëherë pas disa orësh.