Shtyrja e afateve të Milot-Fier, Ministria bie ndesh me veten, Guxholli: Mund të presim probleme

Publikuar më: 28/10/2020, ora 15:15

Shtyrja e afateve të Milot-Fier, Ministria bie ndesh me veten, Guxholli: Mund të presim probleme

Publikuar më: 28/10/2020, ora 15:15

Ekspertja për ekonominë, Zana Guxholli, e sheh me skepticizëm shtyrjen e afateve për procedurat e koncesionit Milot-Fier.

Sipas vetë Ministrisë së Infrastrukturës, në një përgjigje zyrtare për kompanitë e interesuara të dhënë në muajin shtator, afati 80-ditor ishte më se i mjaftueshëm për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Për këtë arsye, ekspertja Guxholli, e sheh shtyrjen si një ogur për probleme të pritshme me këtë kontratë.

Duke iu rikthyer vetë projektit të rrugës Milot-Fier, Guxholli shprehet se në një periudhë krize ekonomike, si kjo që po kalojmë, mund të kishte qenë më efikase ndarja e rrugës në lote, në mënyrë që të mund të përfshiheshin në garë edhe kompanitë shqiptare, që punësojnë, paguajnë taksa dhe riinvestojnë fitimet në vend.

Në bazë të pritshmërive të Ministrisë së Infrastrukturës, kompania e huaj koncesionare e rrugës do të fitojë 4 miliardë euro nga tarifat e kalimit të automjeteve; çka do të thotë se qindra miliona euro në vit që do të largohen nga ekonomia shqiptare.