“Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”, Meta: Duhen rivlerësuar masat

MB META APLIKANTET GJK frame 491 1100x620

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, kryeministrit dhe kreut të Kuvendit, ku i kërkohet “rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues” në pandemi.

“Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues. Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”, shkruan Meta në një postim në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me letrën e tij.