Situata në Evropë nga Covid-19 alarmante, Brukseli njofton masa shtesë

URSULA NE IZOLIM MB frame 664 1100x620

Komisioni Evropian njoftoi se po lëvron edhe 100 milionë euro të tjera për të blerë teste të shpejta të antigjenit dhe për t’i dorëzuar ato në vendet anëtare. Po ashtu, është duke filluar një prokurim të ri të përbashkët për të siguruar qasje të shpejtë.

Masa të tjera përfshijnë një prokurim tjetër të ri të përbashkët për pajisjet mjekësore, për vaksinim dhe zgjatjen e pezullimit të përkohshëm të detyrimeve doganore dhe TVSH-së për importin e pajisjeve mjekësore nga vendet joanëtare. Po ashtu është duke propozuar që spitalet dhe praktikuesit mjekësorë nuk duhet të paguajnë TVSH për vaksinat dhe mjetet testuese të përdorura në luftën kundër koronavirusit.

 “Situata për shkak të Covid është shumë serioze. Ne duhet të intensifikojmë reagimin tonë”. Kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Sot, ne po nisim masat e mëtejshme në luftën tonë kundër virusit; nga rritja e aksesit në teste të shpejta dhe përgatitja e fushatave të vaksinimit për të lehtësuar udhëtimin e sigurt kur është e nevojshme”, shpjegoi ajo, ndërsa nxiti shtetet anëtare që të punojnë ngushtë së bashku.

“Masat e guximshme të marra tani do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve. Asnjë shtet anëtar nuk do të dalë i sigurt nga kjo pandemi derisa nuk veprojnë të gjithë “, shtoi ajo.

Ndërkaq, edhe komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, tha në një deklaratë se “rritja e niveleve të infeksionit COVID-19 në të gjithë Evropën është shumë alarmante”.

“Nevojitet një veprim i menjëhershëm vendimtar për Evropën për të mbrojtur jetën dhe jetesën, për të lehtësuar presionin mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Më shumë se 210,000 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 në 31 vendet të BE-së, që e bën rajonin vendin e dytë më të prekur në botë pas Amerikës së Veriut.

Kontinenti i Vjetër, aktualisht, po lufton me një valë të dytë të virusit vdekjeprurës me numrin e infeksioneve dhe fataliteteve që rriten.

Disa vende si Belgjika, Franca, Italia dhe Greqia kanë shtrënguar masat dhe kufizimet me ndalimin e orëve të natës.