Turqia fillon procedurën gjyqësore kundër Charlie Hebdo, për karikaturën e Erdoganit

erdogan 1100x620

Prokuroria e Përgjithshme në Ankara ka hapur një procedurë gjyqësore për revistën satirike franceze Charlie Hebdo, duke kërkuar hetim për karikaturën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në kopertinën e botimit të saj të ri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, ndërkohë që presidenca e Ankarasë ka bërë të ditur se do të ndërmarrë “veprimin e nevojshëm gjyqësor dhe diplomatik” kundër karikaturës.

Dje, avokati i Erdoganit kishte depozituar një ankesë tek e njëjta Prokurori e kryeqytetit turk kundër udhëheqësit të ekstremit të djathtë holandez Geert Wilders për një karikaturë tjetër të tij, të përhapur në Twitter.