“Vetëm sa më gërvishti”, burri nuk i jep rëndësi faktit që aligatori për pak i copëtoi shpatullën

Një burrë nga Florida vendosi që të notonte pranë një aligatori, i cili iu afrua dhe tentoi ta kafshonte në shpatull.

Në video shihet se si aligatori i madh i afrohet burrit dhe kërkon ta kafshojë përpara se guximtari të dilte menjëherë nga liqeni.

“Më pëlqen adrenalina dhe i dashuroj kafshët. Për këtë arsye notoj me peshkaqenë, aligatorë dhe shumë gjallesa të tjera të ujit. Aligatori më gërvishti pak, mendoi se duke qenë më i madh se mua në trup, mund të më bullizonte. Por, nuk më ngel hatri. Thjesht po tregonte dominancën e tij dhe ndoshta ishte edhe kurioz. Nëse do të donte të më kafshonte, nuk do të isha duke shkruar në Facebook tani. Aligatorin e kam shok dhe do të notoj prapë me të së shpejti”, shkroi guximtari amerikan.