Yuri Kim: Qeveritë të tërheqin shtetasit nga Siria, rehabilitim e përballje me drejtësinë

KR SHULI frame 167 1100x620

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cilësoi të mrekullueshme lirimin e fëmijëve të pafajshëm nga ISIS dhe kthimin e tyre ne vend, duke shpresuar se hapa të tjerë do të pasojnë. Ajo thotë se “Qeveritë duhet t’i tërheqin qytetarët e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe kur është e nevojshme të përballen më drejtësinë”.

Një ditë më parë, pesë persona, mes tyre katër fëmijë, u riatdhesuan nga kampi Al-Haël në Siri, me ndërmjetësimin e qeverisë shqiptare. Por shumë të tjerë kanë mbetur ende aty dhe presin të mësojnë çfarë do të bëhet me fatin e tyre.

Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria do të merrej me riatdhesimin vetëm të shqiptarëve nga Republika e Shqipërisë, si dhe konfirmoi se ata mbi të cilët do të rëndojnë akuza për krime të ndryshme, do të përballen me drejtësinë.