Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

14 viktima dhe mbi 860 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 20:06 | Ballkani
14 viktima dhe mbi 860 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në rajon ka regjistruar 862 raste të reja ditore.

Krahas numrit të lartë të infeksioneve, autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 14 viktima.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në total në Maqedoninë e Veriut shkon në 29.558, kurse i viktimave në 977. Për momentin shënohen 8587 raste aktive, ndërsa në spital ndodhen 669 pacientë të shtruar.

Kujtojmë se dhe Ministri i Brendshëm i vendit, Oliver Spasovski është dërguar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar për shkak të komplikimeve që ka pasur nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë