20-vjeçari me ngjyrë vdes gjatë ndjekjes nga policia, shpërthejnë protestat në Washington

Kanë vijuar për të dytën natë radhazi protestat e dhunshme në Washington DC pas vdekjes së një të riu me ngjyrë gjatë ndjekjes nga policia.

Protestuesit u përplasën me policinë dhe lëshuan në drejtim të tyre fishekzjarrë dhe sende të forta. Shumë prej tyre dëmtuan dhe disa dyqane në zonë.

20-vjeçari Karon Hylton ndërroi jetën të hënën si pasojë e një aksidenti ndërsa ishte në ndjekje nga forcat e policisë. Policia deklaroi se i riu vdiq pasi nuk kishte vënë kaskë. Por një nga prindërit e miqve të të riut u shpreh se 20-vjeçari u godit nga pas nga makina e policisë.

Protesta të ngjashme ka pasur ditët e fundit dhe në Filadelfia, ku policia ekzekutoi një tjetër të ri me ngjyrë. Tashmë për të rikthyer qetësinë është vendosur nga autoritetet dhe gjendja e jashtëzakonshme