Ambasada Amerikane: Mbështesim procesin objektiv dhe të bazuar në merita të përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së

ambasada amerikane 1100x620

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

“Këto standarde ligjzbatimi të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, shton Ambasada Amerikane në komunikatën e saj.

Ky reagim vjen pasi shtatë oficerë kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës anëtarët e komisionit përzgjedhës të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të kallëzuar prej tyre janë kreu i SPAK, Arben Kraja, drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj, Dritan Prençi, Enkelejda Millonai dhe Vladimir Mara, të gjithë pjesë e anëtarëve të komisionit përzgjedhës. Sipas oficerëve të skualifikuar në fazën e testimeve fizike, të kallëzuarit kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia dhe vaksinat, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” Skënder Brataj dhe Gazmend Koduzi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Është politizuar më shumë sesa duhet kjo pandemi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Përdorimi i antibiotikëve pa konsultën e mjekëve është i gabuar
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Treguesit bëjnë me dije se tashme kemi një incidencë në rritje
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Nga 44 qytete që ishin të infektuar sot janë 50
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Mjeku i familjes u mënjanua nga ky proces, niveli sekondar po ashtu
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Vetëm në 16 nëntor doli udhëzimi për të rimbursuar barnat