Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bugatti prezanton modelin që arrin shpejtësinë 500 km/h

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 10:09 | Teknologji

Bugatti prezantoi të mërkurën një model të ri me 1800 kuaj fuqi, që sipas saj, mund të arrijë në një shpejtësi deri në 500 km/h

Bugatti Bolide, një zhargon që vjen nga frëngjishtja për të përkufizuar makinat “shumë të shpejta”, është një makinë koncept, e ndërtuar vetëm për t’u ngarë në pistë dhe jo në rrugët publike. Makina ka një motor 8 litërsh me 16 pistona, njëlloj si Bugatti Chiron, por të modifikuar.

Bugatti nuk e bëri të ditur nëse do ta nxirrte në shitje makinën, por kompani të tjera të prodhimit të makinave shumë të shpejta, si Ferrari dhe Lamborghini, prodhojnë makina enkas për t’u ngarë në pistë, të cilat ua shesin klientëve shumë të pasur.

Makina është vetëm 1 metër e lartë nga toka dhe peshon vetëm 1225 kg, rreth 700 kg më pak sesa  modeli Chiron. Ky model, mbi të cilin është bazuar edhe Bugatti Bolide, kushton mbi 3 milionë dollarë, çka lë të kuptohet se çmimi i modelit të ri do të jetë edhe më i lartë, nëse do të nxirret në shitje.

Megjithatë, Bugatti më i shtrenjtë është modeli Centodieci, i prodhuar për të festuar 110-vjetorin e kompanisë, që kushton 9 milionë dollarë, ndërsa modeli Divo, 6 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani