Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

COVID, India kalon 8 milionë rastet, në Pakistan burg për ata që nuk vendosin maskë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 13:02 | Bota
COVID, India kalon 8 milionë rastet, në Pakistan burg për ata

India ka kaluar 8 milionë rastet e infektuara nga pandemia e koronavirusit. Vendi aziatik ka kaluar prej kohësh Brazilin në renditjen e vendeve me përhapje më të gjerë në botë, dhe ndjek tashmë vetëm Shtetet e Bashkuara, që kanë kaluar 9 milionë rastet pozitive.

Por ritmet indiane mund të jenë edhe më shqetësuese se ato amerikane, edhe pse po afrojnë festat e religjionit induist, kryesori në vend, si dhe stina e ftohtë që do të detyrojë më shumë se 1 miliard persona të rrinë në shtëpi dhe ambiente të mbyllura. Gjithsesi, edhe pse viktimat kalojnë 500 personat në ditë, lokalet, kinematë dhe dyqanet po rihapen gradualisht.

Ndërkohë, në vendin fqinj dhe rival, Pakistanin, shifrat po rriten javët e fundit, edhe pse nuk janë të përafërta me ato indiane. Gjithsesi, autoritetet po mbyllin të gjitha aktivitetet gjatë natës, dhe kanë deklaruar se do të arrestohen të gjithë ata që nuk do të respektojnë detyrimin e maskave.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani