Faktori kyç për kontrollin e Covid-19

koronavirusi ne shqiperi foto a2 37 1100x620

Përgjegjësja për sëmundjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), María Van Kerkhove, deklaroi në një konferencë për shtyp se faktori kyç për të frenuar pandeminë varet nga sjellja e njerëzve.

“Masat e marra në disa vende evropiane për uljen e mundësisë së grumbullimit të njerëzve në hapësira të mbyllura mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së virusit, por gjithçka varet nga ne. Duhet të sigurohemi që forma jonë e socializimit të ketë shumë pak rreziqe”, tha doktoresha.

Ndërsa drejtori i emergjancave i OBSH-së, Michael Ryan, kujtoi edhe një herë tjetër se koronavirusi transmetohet “shumë lehtë” mes personave dhe veçanërisht në ambiente të mbyllura.

“Ekziston mundësia e karantinës në Evropë gjatë javëve të ardhshme. Nuk duam këtë, por fakti është që disa vende kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme të rasteve ditore dhe kjo gjë duhet frenuar”, shpjegoi Ryan.

  • LAJMI I FUNDIT | Nis në A2 emisioni më i ri “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” sekretari i PD, Bardhi dhe ai i PS, Balla
  • LAJMI I FUNDIT | Taulant Balla: BE duhet të ishte treguar më solidarë për vaksinën
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Shqipëria i vetmi vend në Europë ku opozita dorëzon mandatet
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Të gjitha pushtetet janë grumbulluar në grupe familjare
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Shqipëria nuk ka opozitë në të gjithë kuptimin e fjalës
  • LAJMI I FUNDIT | Lutfi Dervishi: Ne nuk kemi kontrollin dhe balancimin e pushteteve