Futbolli shqiptar nis këtë të diel, Federata publikon ndeshjet dhe skemën e Kupës

INCIDENTE PARTIZANI TIRANA frame 1424 1100x620

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas vendosjes së datës së fillimit të Kupës së Shqipërisë bën të ditur skemën dhe rregulloren e saj për këtë edicion si më poshtë.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë turi i 1/16 do të zhvillohen ditën e diel me datë 01/11/2020 ora 13:30. Për të përcaktuar ekipin pritës dhe udhëtues të turit 1/4 & 1/2 do të hidhet short i lirë.

Rregullat e kualifikimit

Përcaktimi i ekipit të futbollit i cili do të kualifikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë do të bëhet si më poshtë:

a. Në rastet kur ekipet në fund të 90-të minutave të ndeshjes rezultati është i barabartë atëherë do të zhvillohen 2 x 15 min kohë shtesë.

b. Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të kryhen 5 goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.

c. Në rast se edhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon.

d. Shpallet fituese skuadra që shënon.

Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020/2021 do të zhvillohen me një takim.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 5 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3029 testime, 581 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 465 të shëruar në 24 orët e fundit