Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjenden mbetjet e 59 trupave të pajetë në një varrezë “klandestine” në Meksikë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 13:39 | Bota
Gjenden mbetjet e 59 trupave të pajetë në një varrezë

Mbetjet e 59 trupave të pajetë janë gjetur në një varrezë “klandestine” në një zonë në qendër të Meksikës, e cila shquhet për nivelet e larta të viktimave dhe dhunës për shkak të karteleve të drogës.

Autoritetet meksikane të sigurisë konfirmuan zbulimin e zymtë, të ndodhur në bashkinë Salvatierra të shtetit Guanajuato, ku numri i vrasjeve është rritur ndjeshëm për shkak të luftërave për territor të karteleve të drogës. Të paktën 10 prej trupave ishin femra dhe shumica e viktimave ishin të rinj, madje edhe adoleshentë, tha Karla Quintana, kreu i Komisionit Kombëtar të Kërkimit. Alarmin e dhanë fillimisht të afërmit e personave të humbur, çka solli edhe zbulimin e varreve të improvizuara.

Në Guanajuato u regjistruan 2250 vrasje mes muajve janar – gusht të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, një rritje me 25% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani