Gjyqtari i KPA, Daci përballet me katër kallëzuesit e tij të shkarkuar nga vetingu

Ish-anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari e Besnik Cani, ish-anëtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla dhe ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku ishin thirrur nga SPAK për të dëshmuar në procesin ndaj gjyqtarit të Shkallës së dytë të vetingut, Luan Daci.

Ai po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për “falsifikim të dokumenteve”. Sipas prokurorisë, teksa ka aplikuar për t’u bërë pjesë e KPA Daci nuk ka treguar një masë disiplinore “shkarkim nga detyra” si gjyqtar në vitin 1997 nga KLD e kohës.

Të shkarkuarit e thirrur si dëshmitarë, janë njëkohësisht edhe kallëzuesit në SPAK të Dacit, i cili ishte anëtar në trupat e KPA që i larguan nga sistemi.

Burime brenda seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë, pohuan se dëshmitarët treguan se si ishin vënë në dijeni në burime mediatike për falsifikimin e pretenduar të Dacit.

Luan Daci është pezulluar nga detyra prej muajit korrik, pasi u dërgua si i pandehur në gjykatë. Seanca e radhës ndaj tij do të zhvillohet më 9 nëntor.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 5 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3029 testime, 581 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 465 të shëruar në 24 orët e fundit