Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Grabisnin të veshur si policë, caktohet masa për 5 të akuzuarit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 14:24 | Kronikë
Grabisnin të veshur si policë, caktohet masa për 5 të

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për tre persona dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë të akuzuar për një seri grabitjesh.

Shtetasit Ervin Dhima, Enerik Meçaj dhe Alfred Shametaj janë dënuar me burg nga Gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ndërkohë që masa më e lehtë është vendosur për Endrit Sinajn dhe Lulëzim Elmazajn, edhe pse arrestet në flagrancë janë quajtur si të paligjshme.  

Për dy të akuzuarit  Endri Sinaj  dhe Lulëzim Elmazaj, gjykata vlerësoi se arrestimi i tyre nuk është kryer në kushte flagrance por te Bashkia në Vlorë dhe e vetmja lidhje që ka paraqitur policia  është lidhja miqësore mes tyre.

Për të akuzuarit e tjerë  gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit për arrest me burg. Njëri prej tre të akuzuarit e tjerë rezulton pronar i njërës prej makinave të përdoruara për grabitje.

Personat u arrestuan më 27 tetor, të akuzuar si bandë e përfshirë në një seri grabitjesh, të maskuar si punonjës të policisë, e fundit në Selenicë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë