Ishulli i largët regjistron rastin e parë me koronavirus

ishujt marshall lajmi 1100x620

Ishujt Marshall, një nga vendet e pakta në planet pa raste koronavirusi, është prekur nga Covid-19. Në këtë ishull të largët u regjistruan, të martën, dy rastet e para.

Qeveria e ishullit në Paqësor tha se dy punonjës të një baze amerikane kanë dalë pozitivë në testim pasi erdhën nga Hauai, ditën e martë. Çifti udhëtoi me një avion ushtarak dhe është izoluar nga komuniteti.

Ishujt Marshall mbyllën kufirin, në muajin mars, për të mbajtur larg koronavirusin, ashtu siç bënë shumica e ishujve të Paqësorit, nga frika se sistemet e tyre shëndetësore nuk do të ishin në gjendje të përballonin një shpërthim të Covid-19.

Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu ende nuk kanë raportuar për raste me koronavirus.