Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi prek edhe familjen Kardashian

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 19:11 | Showbiz
Koronavirusi prek edhe familjen Kardashian

Një nga yjet e “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe Kardashian ka kaluar koronavirusin. Ajo e konfirmoi lajmin në një klip të shkurtër, të shkëputur nga reality-show i familjes.

“Sapo zbulova se kam koronavirus. Unë kam qëndruar në dhomën time. Do bëhet mirë, por ishte vërtet keq për disa ditë”, tha ajo në një episod të filmuar muaj më parë.

Khloe tha se disa nga simptomat e saj përfshinin kollitje, të dridhura, të vjellja dhe dhimbje koke shoqëruar me dy ekstreme: ndjesi të të ftohtit dhe të të nxehtit.

Ky lajm vjen një ditë pasi interneti u pushtua me meme dhe kritika, për të motrën e saj, Kim Kardashian, e cila festoi 40-vjetorin me familjen dhe miqtë e saj në një ishull privat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani