Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lojtari zëvendësohet në mes të ndeshjes pasi del me koronavirus

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 11:47 | Sporte të tjera

Ylli i bejsbollit, Justin Turner, u zëvendësua në mes të ndeshjes gjatë finales së kampionatit amerikan mes Los Angeles Dodgers dhe Tampa Bay Rays, pasi erdhi përgjigjja e testimit dhe rezultoi se ishte i infektuar me koronavirus.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Turner-in që t’i bashkohej skuadrës së tij, Dodgers, për festimet pas fitores së titullit, madje shkroi në Twitter: “Nuk mund të mos festoja me shokët!”. Shpesh, ai u pa të fotografohej edhe pa maskë, çka solli kritika në drejtim të 35-vjeçarit personalisht dhe klubit.

“Nuk mendoj se kishte njeri që mund ta ndalonte të futej në fushë”, tha për gazetarët pas ndeshjes presidenti i klubit, Andrew Friedman. Të mërkurën, skuadra kampione u rikthye në Los Anxhelos, por Turner nuk fluturoi me shokët. Megjithatë, për ngjarjen ka nisur një hetim dhe lojtarët e të dy skuadrave janë testuar të gjithë për të parë nëse është infektuar ndonjëri prej tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani