“Luftë” në pallatin mbretëror, Meghan Markle akuzon mbretëreshën Elisabeth për seksizëm

2 60 600x338

Dukesha Meghan Markle është një aktiviste e zjarrtë e të drejtave të grave, dhe kur ato vihen në rrezik, nuk ka frikë të përballet, edhe nëse personi të cilit i kundërvihet është mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh gjyshja e bashkëshortit të saj, princ Harry.

Meghan e akuzoi mbretëreshën Elisabeth, për seksizëm. Sipas dukeshës, rregullat mbi të cilat mbështetet protokolli janë diskriminuese, dhe kjo ishte një nga arsyet që e kishin shtyrë atë të largohej.

Sipas Daily Express, Meghan gjithmonë ka kundërshtuar rregullat e pallatit, veçanërisht ato që ndikonin te liria e grave.

Për shembull, ndalimi i veshjes mbi gju, duket një ndërhyrje e vërtetë në zgjedhjet personale. Rregulla të tilla acaruan Markle, e cila gjithmonë ka luftuar për lirinë dhe emancipimin e grave.

Protokolli ndalon gratë të mbajnë pantallona, xhinse, minifunde, geta me ngjyrë mishi në prani të mbretëreshës. Gjithashtu ndalohen manikyri me ngjyra, zgjatimet e flokëve dhe format e tjera artificiale të bukurisë. Rregulla të cilave, rebelja Markle e kishte të vështirë t’u bindej.