Mbi 280 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosove koronavirus 1100x620

Një viktimë dhe 284 raste të reja janë raportuar, në 24 orët e fundit, në Kosovë. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina me 117 raste.

Me shifrat e sotme, numri i viktimave shkon në 674 ndërsa numri total i të infektuarve në 18.910, prej të cilëve 2.869 pacientë janë ende aktivë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 72 persona, për një total prej 15.367 pacientësh.