Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbytet varka me 200 emigrantë pranë Senegalit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 22:13 | Bota
Mbytet varka me 200 emigrantë pranë Senegalit

Organizata e Kombeve të Bashkuara bën me dije se të paktën 140 emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte rreth 200 persona u mbyt në brigjet e Senegalit.

Sipas agjencisë për emigracion, varka që kishte destinacion Europën mori flakë pranë qytetit të Mbour. 60 emigrantë u shpëtuan.

Mendohet se varka do të udhëtonte drejt Kontinentit të Vjetër përmes Ishujve Kanarie një rrugë që ndiqet shpesh prej emigrantëve.

Sipas ONM ky incident është më i rëndi gjatë vitit 2020.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani