Milani fiton lehtësisht në Europa League, Tottenham mposhtet në Belgjikë

ibraaa 1100x620

Në ndeshjen e dytë të grupeve të Europa League, Milani mori një fitore pa shpenzuar shumë energji ndaj Sparta Pragës në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.

Kuqezinjtë triumfuan 3-0, me gola të realizuar nga Diaz, Leao dhe Dalot, ndërsa Ibrahimovic humbi një 11-metërsh në pjesën e parë. Me këtë fitore, Milani merr kryesimin e grupit me 6 pikë.

Ndeshja e radhës për ekipin e Piolit do të jetë më 5 nëntor ndaj francezëve të Lille.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara këtë të enjte bie në sy humbja 1-0 e Tottenham në Belgjikë 1-0 nga Antwerp.