Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndahet nga jeta Avni Mula, kolosi i muzikës shqiptare

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 21:33 | Aktualitet
Ndahet nga jeta Avni Mula, kolosi i muzikës shqiptare

Shuhet në moshën 92-vjeçare, Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Avni Mula. Lajmin e humbjes së një prej artistëve më në zë të muzikës shqiptare e ka dhënë e bija e artistit, Inva Mula.

Avni Mula që e nisi karrierën e tij artistike si tenor menjëherë pas diplominmit në Konservatorin Cajkovski të Moskës, u kthye në një artist që frymëzoi breza të tjerë artistësh.

Ndonëse në fillim të punës së tij u njoh për prezantimin e klasikëve të operas si Rosini, Avni Mula mbetet artisti që i dhuroi shqiptarëve "Valsin e Lumturisë".

Avni Mula ia dedikoi jetën muzikës, por kontributi i tij shkruhet me nota muzikore edhe në familje.

Familja Mula është një nga familjet e mëdha të muzikës, ku të gjithë kultivoheshin me këtë frymë. Të gjithë në familjen Mula janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Sopranoja Inva Mula që ndau edhe lajmin e hidhur për kulturën shqiptare, lajmëron se homazhet kryhen më 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

***

“Lamtumirë Avni Mula u prehsh në paqe”, shkroi kryeministri Rama pas lajmit të trishtë.

“Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve "Avni Mula" në rrugën e Dibrës për t'u kujtuar nga gjithë brezat!”, shkroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën, artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijimtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!”, shkroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë