Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës

edi rama kuvend  1100x620

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për rishikimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u miratua nga mazhoranca pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Dekreti është rrëzuar me mbi 95 vota.

Mazhoranca i quajti llogari matematike që nuk i shkojnë një presidenti, argumentet me të cilat Kreu i Shtetit ktheu ligjin e zgjedhjeve. Ndaj, e rrëzoi pa shumë surpriza dekretin e tij në Komisionin e Ligjeve.

Opinioni i Venecias i kërkuar nga Ilir Meta për ligjin e zgjedhjeve, sipas mazhorancës, do të reflektohet në ndryshimet që mund t’i bëhen kodit pas zgjedhjeve të 25 prillit.