Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ngrihet për herë të parë në ajër makina që kthehet në avion për 3 minuta

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 17:27 | Kapur në kamera

Një makinë sportive “futuriste” që mund të shndërrohet në avion brenda tre minutash, nisi fluturimin e parë në Sllovaki, duke arritur në një lartësi deri në 457 metrash.

“AirCar” quhet mjeti i krijuar nga kompania sllovake KleinVision, i cili shfaqet duke u udhëtuar në një rrugë makinash dhe pasi ndalon për të nxjerrë krahët, ngrihet në qiell. Kompania shpreson që prototipi të kalojë të gjitha testet dhe të nisë prodhimin në seri. Ajo thotë se makina-avion do të përdoret për udhëtime persona por edhe si taksi.

Për momentin nuk ka asnjë çmim, por sipas kompanisë sllovake mund të dalë në rrugë dhe ajër, që nga viti i ardhshëm.

E dizajnuar nga profesori Stefan Klein, makina ka vetëm dy vende, peshon 1099 kg dhe mund të mbajë edhe 199 peshë shtesë. Ajo ka një motor BMW 1,6 litra, me 140 kuaj fuqi. Makina-avion mund të arrijë një shpejtësi 200 km/h, ndërsa mund të kryejë me një mbushje karburanti deri në 1000 kilometra.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani