“Nuk jemi më në komunizëm”, Rama: Nuk mund të paguhen nga shteti punonjësit e një kompanie private

rama 7 1 1100x620

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, foli për grevën e naftëtarëve të Ballshit, duke thënë se shteti ka detyrim që “punonjësit e një kompanie private, e cila falimenton, t’i trajtojë me asistencë sociale”.

“Çështja është që ne e dimë shumë mirë që ata nuk janë aty se duan asistencë, pasi asistenca implikon largimin përfundimtar nga aty. Ata duan paga, por nga kush i duan pagat? Nga shteti? Si mund të jetë që punonjësit e një kompanie private që falimenton të paguhen nga shteti? Nuk jemi më në komunizëm. Marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet mes individit dhe shtetit kanë ndryshuar. Këtë gjë njerëzit nuk duan ta kuptojnë”, tha kreu i qeverisë.

“Thënë këto, unë po e përsëris çdo ditë që ato të ndalojnë grevën dhe unë jam gati që të qajmë hallin bashkarisht. Sa kohë që janë aty, nuk ka bisedime. Është diçka parimore, jo se dua unë kështu. Kjo shumicë nuk sfidohet me presion”, shtoi Rama.