Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Operacioni “Albatrroq” në Spanjë, kapen 3 shqiptarë, vodhën 17 shtëpi

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 17:22 | Kronikë
Operacioni “Albatrroq” në Spanjë, kapen 3 shqiptarë,

Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi akuzohen për vjedhjen e 17 banesave në Salamanca, Zamora, Madrid dhe Cordoba.

Garda Civile, pas një viti hetimesh, zhvilloi operacionin “Albarroq”, ku ranë në pranga shtetasit shqiptarë me iniciale E.N 43 vjeç, E.L 37 vjeç dhe H.C 27 vjeç, të cilët hynin në banesa dhe vidhnin bizhuteri dhe para.

Arrestimet u bënë njëkohësisht në dy vende në provincën Salamanca. Njëri prej tyre u përpoq të ikte me automjetin e tij, duke injoruar shenjat e ndalimit të agjentëve të policisë. Në kontrollet që u zhvilluan në banesat e tyre u zbuluan edhe sendet e vjedhura.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu