Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Partitë e reja, Ivi Kaso: Diversion i pastër zgjedhor për të ndarë votën

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 20:19 | Politikë
Partitë e reja, Ivi Kaso: Diversion i pastër zgjedhor për të

Nga përkrahës dhe përfaqësues opozitarë ka pasur shumë kritika për forcat e reja politike që kanë prejardhje nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore në PD, u shpreh se këto parti të reja janë një diversion i pastër zgjedhor për të ndarë votën.

“Subjektet e reja janë krijuar me bekimin e mazhorancës në pushtet, për një diversion të pastër elektoral, për të ndarë votën opozitare. Megjithatë, kjo janë diversione që bëjnë pjesë në atë skemë të madhe të manipulimit në tavolinë të vullnetit të shqiptarëve. Në çdo mënyrë që të vijë ky manipulim, nuk ka për të shmangur rrotacionin politik.

https://youtu.be/PI_6q3vXevA?t=915

Sa i përket forcave politike që krijohen, mbetet për t’u parë, pasi nuk u besoj shumë vetëdeklarimeve, si në emër të tyre, si në shpalljen si forca opozitare. Me këtë regjim nuk të bën opozitar vetëdeklarimi, por të bën aksioni politik dhe nëse aksioni i tyre politik do të jetë qartazi kundër këtij regjimi dhe për prodhimin e rotacionit që presin të gjithë shqiptarët, atëherë mendoj se do të marrin atë mbështetje në elektorat sa u takon. Nëse aksioni i tyre politik do të jetë një diversion i pastër, atëherë ky aksion do t’i rendiste me regjimin në pushtet”, u shpreh Ivi Kaso.

https://a2news.com/2020/10/28/topalli-prezanton-nismen-politike-3-kryetare-smund-te-mbajne-shqiperine-dua-te-behem-avokatja-e-interesave-tuaj/?foto=4

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani