Përmbytje dhe dëme të mëdha, uragani “gjunjëzon” New Orleansin

Uragani Zeta ka goditur New Orleansin, me shi dhe erëra të forta që shkaktuan përmbytje dhe shkatërruan ndërtesa e pemë.

Sipas autoriteteve uragani ka shkaktuar të paktën një viktimë, një burrë 55-vjeçar, që është goditur nga rryma elektrike.

Disa pemë u rrëzuan, dhe më shumë se 815,000 familje mbetën pa energji elektrike në Luiziana, Misisipi dhe Alabama.

Uragani solli mbylljen e restoranteve, kafeneve, dhe qendrave tregtare, ndërsa emergjencat civile paralajmëruan qytetarët për kujdes të shtuar.

Zeta kishte erëra të forta me shpejtësi deri në 110 km në orë, dhe është konsideruar si një uragan i Kategorisë së dytë, rreziku i të cilit pritet të vijojë dhe për disa ditë të tjera.