Rrëzimi i dekretit për kodin zgjedhor, Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi i inceneratorëve dhe mbetjeve!

meta 4 1100x620

Presdenti Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të tij ku kthente për rishqyrtim kodin e ri zgjedhor. “Asnjë surprizë nga Kuvendi i inceneratorëve dhe mbetjeve. Me qetësi dhe dashuri!”, shkroi shkurtimisht Presidenti në një postim në Facebook.

Kryeministri Edi Rama kishte bërë të qartë rrëzimin e dekretit të Presidentit, pavarësisht se ai e dërgoi kodin e ri zgjedhor në Komisionin e Venecias dhe pavarësisht deklaratave të komisionerit për zgjerim, Oliver Varhelyi, se do të ishte më mirë të pritej opinioni i komisionit.