Shpëton për mrekulli shoferi në Kukës

Untitled collage 6 1 1100x620

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në urën që lidh qytetin e Kukësit me Hasin.

Megjithatë, shoferi mund të konsiderohet pa frikë një person me shumë fat, pasi ai dhe makina i kanë shpëtuar rënies në liqen.

Ashtu sikurse shihet edhe në foton e mëposhtme, automjeti tip “Golf” është mbajtur nga hekurat e urës.

Kështu, fatmirësisht aksidenti kaloi pa pasoja të rënda, dhe tërheqja e makinës nga ura u bë e mundur në kohë.