Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Solidaritet në kohë pandemie, restorantet dhurojnë ushqimin pas orës 18:00

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 17:44 | Bota
Solidaritet në kohë pandemie, restorantet dhurojnë ushqimin pas

Dhurimi i ushqimit të tepruar për më të pamundurit. Kjo është iniciativa solidare e një restoranti në Potenza që vendosi të bënte diçka për bashkëqytetarët në vështirësi

“Jemi vetëm një pikë në një oqean dëshpërimi”, shkruan pronari i lokalit Crusco në rrjetet sociale.

Menjëherë kësaj iniciative i janë bashkuar dhe dhjetëra restorante dhe lokale të tjera të qytetit të cilat vendosën që pas orës 18:00 kur mbyllen të gjithë për shkak të masave të qeverisë të shpërndajnë ushqimin e tepruar për më të varfrit.

“Të dashur miq është e frikshme klithma për ndihmë nga qindra familje. Nuk e prisnim të kishte kaq vuajtje dhe kaq shumë njerëz në vështirësi”, shkruajnë Linda e Salvatore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani