Sulmi me thikë në Nisë, reagon Presidenti Macron

macron france 1100x620
Macron në bazilikën Notre-Dame

Presidenti francez reagoi pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të së enjtes, ku në një kishë në Nice u vranë tre persona nga një person me thikë.

Macron e vlerësoi ngjarjen si një sulm terrorist islamik. Ai u shpreh se Franca nuk do të dorëzojë vlerat e saj, pasi vizitoi qytetin. Ndërkohë, më shumë forca të armatosura janë vendosur pranë kishave dhe shkollave.

Pas ngjarjes së rëndë, Policia tha se autori i dyshuar është arrestuar menjëherë në vendngjarje. Prokurorët e antiterrorit kanë hapur një hetim për vrasje.

Kryebashkiaku Christian Estrosi e konsideroi ngjarjen “një sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

“Mund ta them se Nisa, ashtu si Franca, ndoshta më shumë se vendet e tjera në Francë, po paguan një çmim të rëndë, sërish viktimë e ‘Islamo-fashizmit’. Nuk ka asnjë dyshim për atë çfarë qëndron pas veprimeve të agresorit, i cili vazhdimisht përsëriste ‘Allahu Akbar’ përballë nesh, ndërsa po trajtohej nga mjekët në vendngjarje”.

Dy sulme të tjera ndodhen gjatë së enjtes, një në Francë dhe një në Arabinë Saudite.