Sulmi terrorist, Këshilli i Myslimanëve të Francës: Besimtarët të anulojnë festimet në shenjë respekti

34989504 8892233 image a 20 1603962019152 600x338

Këshilli Francez i Fesë Myslimanë dënoi sulmin e ndodhur, këtë të enjte, në Nisë dhe u bëri thirrje besimtarëve praktikantë në vend që të mos kryejnë rite dhe ceremoni fetare.

“Dënojmë me forcë sulmin terrorist që ndodhi pranë bazilikës së Notre-Dame të Nisës. Si shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat dhe të dashurit e tyre, i bëjmë thirrje myslimanëve të Francës që të anulojnë të gjitha festimet apo mevludet”, tha Këshilli përmes një postimi në Twitter.

Gjatë sulmit të ndodhur rreth orës 9:00 në qytetin bregdetar, deri tani raportohet për 3 viktima, 2 prej të cilëve u është prerë koka, si dhe për disa të plagosur.