“Ti nuk je Zlatan, vendos maskën dhe ruaj distancën!”

zlatan ibrahimovic maska koronavirusi mesazh sensibilizues 1100x620

Italia është një nga shtetet që po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus. Ky fakt ka bërë që të ketë edhe një shtim të masave anti-Covid, siç është edhe vendosja e maskave në publik.

Por, në shumë raste, këto masa janë kundërshtuar nga qytetarë që nuk kanë shumë besim te autoritetet drejtuese. Një nismë ndryshe për të sensibilizuar qytetarët për vendosjen e maskave dhe zbatimin e masave, është ndërmarrë nga rajoni i Lombardisë në Itali, një nga më të goditurit nga pandemia, ku është përdorur sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimovic.

“Virusi më sfidoi dhe unë fitova, por ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin dhe përdorni mendjen tuaj. Mos harroni të vendosni maskën, të mbani distancën dhe të mbroni ata rreth jush, gjithmonë”, thuhet në mesazhin sensibilizues të gjigantit suedez.

Pak kohë më parë, 39-vjeçari u infektua me koronavirus dhe qëndroi për gati 15 ditë në izolimi, ndërsa më pas bëri të ditur se nuk kishte asnjë simptomë veç ikjes së shijes.