45 milionë të infektuar me Covid në botë, rekord rastesh në SHBA

222 1100x620

Në të gjithë botën numërohen mbi 45 milionë të infektuar me koronavirus që prej shpërthimit të pandemisë.

Vetëm në 2 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 2 milionë raste të reja, një shifër e paarritur më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin vendi më i goditur, ndjekur nga India dhe Brazili.

Situatë e vështirë paraqitet në SHBA, ku u raportuan mbi 91 mijë raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë. Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se me këtë ritëm vendi mund të shkojë në mbi 100 mijë infektime në ditë.

Tajvani është i vetmi vend që mund të merret për shembull pozitiv. Për 200 ditë me radhë nuk ka raportuar asnjë rast të ri të transmetimit lokal të koronavirusit.