Basketboll për Krishtlindje, lojtarët e NBA-së refuzojnë nisjen e sezonit që prej dhjetorit

q 10 1100x620

Basketbollistët e NBA-së i kanë thënë jo propozimit për të nisur sezonin e ri prej muajit dhjetor.

Ndërsa edicioni i kaluar u finalizua vetëm përpara 3 javësh, komisioneri i basketbollit amerikan, Adam Silver ka kërkuar që kampionati i ri, t’i nisë ndeshjet gjatë periudhë së Krishtilindjes, më 22 dhjetor, për arsye se kalendari do t’i lejonte sportistëve ta përfundonin sezonin në kohë, për t’u bërë gati më pas për lojrat olimpike të Tokios.

Por, edhe sepse të drejtat televizive për të transmetuar ndeshjet gjatë periudhës së festave do të gjeneronin për NBA, një shumë prej 500 milionë dollarësh.

Alternativa më e mundshme për momentin është ajo e nisjes së sezonit prej datës 18 janar.