Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Futbollisti i Tiranës, pasaportë shqiptare në kohë rekord, Cobbinah në gjykatë për falsifikim

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 10:14 | Futboll
Futbollisti i Tiranës, pasaportë shqiptare në kohë rekord,

Winful Cobbinah, një prej yjeve afrikane të Tiranës kampione të Shqipërisë, u paraqit në Gjykatë, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Akuzat lidhen me lejen e qëndrimit në vendin tonë, ndërsa çështja u vendos në qendër të vëmendjes, pas pasaportës shqiptare të përfituar në kohë rekord, përpara ndeshjes në Europa League me Young Boys.

Mesfushori nga Gana e kishte të pamundur të merrte vizën zvicerane dhe Presidenti i Republikës iu përgjigj kërkesës së klubit bardheblu, duke i dhënë shtetësinë futbollistit brenda 8 orëve.

Kjo ngjarje ka shkaktuar edhe debate të ashpra politike ndërmjet presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani