Kundërshtari i Mike Tyson, i pakënaqur: Raunde nga dy minuta? Nuk jemi femra

jones 600x338

Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit më 28 nëntor, në një duel në Kaliforni me Roy Jones Jr. Përballja ka krijuar pritshmëri të mëdha te tifozët, të cilët kërkojnë të shohin se çfarë mund të japë ende legjenda 54-vjeçare.

Dueli do të jetë me 8 raunde, nga dy minuta secili. Pikërisht, kohëzgjatja e raundeve nuk i ka pëlqyer rivalit të Majkut të Hekurte.

“Nuk jam fare i kënaqur me këto raunde. Ne nuk jemi femra, jemi dy nga boksierët më të mirë. Po gënjejmë tifozët që mezi po e presin këtë ndeshje. Do të ishte më mirë sikur raundet të ishin nga 3 minuta”, tha Roy Jones Jr.