Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lezhë, eksploziv në derën e gazetarit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 10:16 | Kronikë
Lezhë, eksploziv në derën e gazetarit

Një sasi eksplozivi, e vendosur në derën e gazetarit të News24 në Lezhë, Elidon Ndreka, ka shpërthyer mbrëmë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:30. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Gazetari është shprehur: “Familja ime nuk ka asnjë konflikt, unë nuk kam asnjë konflikt. Ndaj dhe dyshoj që ngjarja të ketë lidhje me punën, por nuk kam asnjë të dyshuar. Uroj dhe shpresoj që policia të zbardhë ngjarjen, pasi familja ime u përball me një situatë paniku. Kjo ngjarje nuk më frikëson, por më jep forcë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani